Tri fshehtësi, me të cilat kurrë nuk mbeteni të uritur

  • 25 August 2019 - 15:00
Tri fshehtësi, me të cilat kurrë nuk mbeteni të uritur

Humbja drastike në peshë kërkon edhe masa drastike, si kontrollin e ushqimeve dhe ushtrimet. Për ta arritur këtë, ju paraqesim tre vrasësit e urisë, të cilët mund t'i kombinoni midis shujtave.

TRANGUJT TURSHI

Trangujt turshi nuk duhet të mbesin vetëm reklamë, por ushqim ideal për vrasjen e urisë. Kjo ëmbëlsirë e thartë ul sheqerin në gjak, prandaj edhe largon urinë.

BADEMI, ARRAT DHE LAJTHITË

Disa herë e kemi përmendur se frutat me lëvozhgë të fortë janë të shëndetshme, të cilat mund t'i përdorni midis shujtave. Bademi, arrat dhe lajthitë ju ngopin, e në kombinim me rrushin e tharë, fikun apo qershitë janë luftëtarë të pamposhtur të urisë.

UJI MINERAL

Lëngjet zëvendësojini me ujë mineral. Kjo pije me pak kalori mund lehtë të kombinohet me shumë ushqime të shëndetshme. Pini një gotë ujë mineral pas ushqimeve të grimcuara të përmendura dhe nuk do ta ndjeni urinë. 


(Kosova Sot Online)