Mjaltë dhe kanellë për të humbur në peshë

  • 26 August 2019 - 16:39
Mjaltë dhe kanellë për të humbur në peshë

Edhe pse mjalti dhe kanellë nuk mund t’i shkrijnë yndyrnat si me magji, siç thonë disa faqe në internet, prapa këtyre të thënave ka një të vërtetë. Nëse konsumoni një dietë të shëndetshme dhe provoni edhe mjaltin dhe kanellën do ta keni më të lehtë të bini në peshë.

Një pije me mjaltë dhe kanellë
Pija e pastrimit është thjesht një përzierje e kanellës dhe mjaltit në raportin 1 me 2 në ujë. Për të bërë këtë pije, vendoseni kanellën në një filxhan ose në një tas, shtoni ujë të vluar dhe lereni atë në një kënd të pjerrët për 30 minuta. Pasi uji i kanellës të jetë ftohur, përziejeni me mjaltë. Pini gjysmën e lëngut me stomak bosh para se të shkoni në shtrat dhe pjesën tjetër, kur të zgjoheni në mëngjes, para se të hani. Ruajeni pijen të mbuluar në frigorifer gjatës natës.

Çfarë thotë kërkimi
“WeWomen.com” raporton se nuk ka prova se pija me mjaltë dhe kanellë mund të ndihmojë të humbni në peshë. Por ka disa prova që, në mënyrë individuale, kanella dhe mjalti mund të ndihmojnë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Një studim i vitit 2008 zbuloi se kishte  përmirësim në përqindjen e yndyrës së trupit dhe masës pa yndyrë të trupit, në një grup të njerëzve me sindromën metabolike, të cilët ishin kishin shtuar në dietën e tyre kanellë. Në vijim, një tjetër studim i po këtij viti botuar në “Scientific Ëorld Journal” zbuloi se mjalti gjithashtu ndihmon për të nxitur një humbje të lehtë të yndyrnave dhe të peshës trupore. Zbulimi u bë në një grup njerëzish obezë, të cilët kishin futur në dietën e tyre mjaltë. në krahasim me një grup tjetër, që në dietën e tyre përdornin sheqer. Ndërkohë që këto studime japim disa prova se kanella dhe mjalti mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, ende është e nevojshme të bëhen të tjera hulumtime.

Përfitimet shtesë
Përveç humbjes së peshës, mjalti dhe kanellë ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore. Kanella mund të përmirësojë sheqerin në gjak, si dhe të rregulloj presionin e gjakut. Kanella mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të lipideve të gjakut, si dhe për të redukuar inflamacionin, sipas “Memorial Sloan Kettering Cancer Center”.

Mjalti është i pasur me një shumëllojshmëri ushqyesish, duke përfshirë antioksidantë, të cilët ndihmojnë trupin në luftën kundër radikaleve të lira dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike, të tilla si kanceri.

Mjalti gjithashtu ka veti anti-fungale dhe anti-bakteriale, që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Përveç kësaj, ai mund të zbusë dhimbjen e fytit dhe të ndihmojë në qetësimin e kollës.