Zbulimi që fitoi çmimin 'Nobel' për mjekësi hap dritare të re rreth sëmundjes së Alzheimer-it

  • 27 August 2019 - 08:40
Zbulimi që fitoi çmimin 'Nobel' për mjekësi hap dritare të re rreth sëmundjes së Alzheimer-it

Zbulimi i qelizave në tru, që veprojnë sikurse pozicionimi global i sistemit të brendshëm të trupit, studim ky me të cilin tre shkencëtarë kanë fituar çmimin 'Nobel' për mjekësi të hënën, hap një dritare të re integruese rreth demencës. Pasi që këto qeliza janë të parat që prekin Alzheimer-in dhe forma të ndryshme të demencës, duke shpjeguar pse ata që vuajnë nga këto sëmundje shpeshherë humbin rrugën, na bëjnë të kuptojnë se ata persona janë të degraduar, dhe se duhet hedhur dritë në procesin e sëmundjes. 

Ky është mendimi i studiuesit britanikoamerikan John O'Keefe, fitues i çmimit 'Nobel' për mjekësi, së bashku me May-Britt dhe Edvard Moser, nga Norvegjia, të cilët planifikojnë që zbulimin e tyre ta dërgojnë në një shkallë tjetër, si drejtor i Institutit të Ri në Londër. "Tashmë jemi të vendosur të bëjmë studime shumë më të avancuara, duke përdorur teknologji të lartë, ku shpresojmë se do të përparojmë në shërimin e sëmundjes". "Ky do të jetë hapi ynë i parë, që ta lokalizojmë sëmundjen, që edhe nëse fillon sëmundja, të mund ta sulmojmë". Beteja kundër Alzheimer-it është e gjatë dhe e mundimshme. Mendohet se në nivelin global, numri i personave që do të vuajnë nga demenca do të trefishohet.

(Kosova Sot Online)