Gabimi që e bëjmë të gjithë me urinën, gjysma e përgjigjes së analizës varet nga ky problem

  • 27 August 2019 - 11:45
Gabimi që e bëjmë të gjithë me urinën, gjysma e përgjigjes së analizës varet nga ky problem

Nëse keni shqetësime si d jegiet gjatë dhe pas urinimit, urinimi i shpeshtë, ngjyra e turbullt, aroma e pakëndshme etj., me shumë gjasa jeni prekur nga një i nfeksion urinar dhe ajo që bëni shpesh është t’i drejtoheni laboratorit më të afërt me një m o stër urine për ta analizuar. Por shumë njerëz gabojnë në kushtet e marrjes së kësaj m ostre dhe rrjedhimisht rezultatet e analizave dalin të gabuara.

Sipas mjekëve laborantë, ka disa kushte specifike të cilat duhet të përmbushim.

Së pari, duhet të blejmë në farmaci një gotë të veçantë për analiza urine dhe ta hapim atë vetëm në momentin që do ta përdorim. Pasi e kemi mbushur pak më shumë se gjysma me urinë, e mbyllim menjëherë.

Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.

Së treti, para se të urinojmë, duhet të lajmë dhe fshijmë pjesët intime në mënyrë që në urinë të mos kemi mbetje të s e krecioneve të o rganeve gj enitale.

Së katërti, duhet të marrim pjesën e mesit të urinës për analiza. Pra, pjesën e parë të urinës e nxjerrim jashtë, pasi ajo përmban edhe urinën që ka mbetur në tuba ashtu siç mbetet uji në tubat e çezmës, pjesën e mesit e hedhim në gotën që do të çojmë në analiza, kurse pjesën e fundit të urinës e nxjerrim përsëri jashtë pasi merr me vete edhe precipitatet e mbetura në v ezike.

Dhe së fundi, urina e mëngjesit duhet çuar brenda një ore në laborator.

(Kosova Sot Online)