Lëngu magjik që shëron infektimin e fytit

  • 28 August 2019 - 08:14
Lëngu magjik që shëron infektimin e fytit

E rëza qimnon dhe konjaku janë shumë efikas në shërimin e infeksioneve të fytit dhe bajameve dhe garanton shërim të shpejtë. Të parët tanë kishin përvojë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme dhe kanë përdorur receta të ndryshme në shërim. Të gjitha këto receta njerëzit i kanë trashëguar gjeneratë pas gjenerate, sepse ajo që është e dobishme nuk harrohet kurrë.

LËNGU KUNDËR INFEKTIMIT TË FYTIT DHE BAJAMEVE: 80 gramë fara të erëzës qimnon i vloni me 200 ml ujë dhe i zieni edhe për 15 minuta. Do të fitoni një masë homogjene të trashë. Më pas i shtoni edhe rreth 50 ml ujë dhe e lini të vlojë përsëri. E largoni nga zjarri për t'i shtuar më pas edhe një lugë konjak. 

SI TA KONSUMONI LËNGUN: Ta pini çdo 30 minuta me nga një lugë. Menjëherë pas dy orëve dhimbja në fyt ngadalë do të shuhet, dhe do ta keni më të lehtë ta përpini ushqimin. Pas katër orëve mund ta përfundoni trajtimin. Mund ta pini edhe për më gjatë, nëse keni situatë të vështirë të infektimit. Kjo pije u sugjerohet të gjithë atyre që më shumë janë të prirë për t'u ftohur dhe që shpesh vuajnë nga infektimi në fyt dhe bajamet.

(Kosova Sot Online)