Dëshironi një gjumë të qetë? Këto janë gjërat që duhet të bëni para se të shtriheni në krevat.

  • 29 August 2019 - 07:57
Dëshironi një gjumë të qetë? Këto janë gjërat që duhet të bëni para se të shtriheni në krevat.

Një ditë e lodhshme dhe plot strese nuk është aspak e favorshme për të bërë një gjumë të qetë. Gjithmonë para se të shtriheni në krevat duhet të bëni disa procese të cilat do ju qetësojnë mendjen dhe trupin. Ne po ju tregojmë disa hapa mjaft të rëndësishme që do ju ndihmojnë për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.

1 Vendosni një orar

Të vendosni një orar gjumi është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të harroni se trupi juaj ka nevojë të paktën për 7 orë gjumë që të rigjenerohet.

2 Kontrolloni dietën tuaj ushqimore

Sigurohuni që të keni ngrënë ushqim disa orë para se të flini gjumë. Asnjëherë nuk duhet të flini me barkun e fryrë pasi shqetësimet në stomak nuk janë aspak të favorshme.

3 Konsumoni pijet e duhura

Ju duhet të mësoheni me fakti se pijet me përmbajtje kafeine dhe ato alkoolike sjellin çrregullime në procesin e fjetjes.

4 Përshtateni errësirën e dhomës sipas shijeve tuaja

Trupi i njeriut është gjithmonë i prirur që të bëjë gjumë të qetë në errësirë të plotë. Fikni televizorin, dritat dhe largoni telefonin nga koka.

5 Reflektoni

Teksa jeni shtrirë në shtrat dhe po prisni t’ju zërë gjumi është mirë të rendisni gjërat që do të bëni ditën tjetër. Në këtë fazë truri juaj është shumë i qetë dhe ju ndihmon të merrni vendimet e duhura, dhe një vendim i duhur është gjithmonë një arsye më shumë për t’u qetësuar.

(Kosova Sot Online)