A është normale ngjyra e errët e periodave?

  • 29 August 2019 - 13:16
A është normale ngjyra e errët e periodave?

Shumë shpesh ndodhë që nga dita e dytë e ciklit, femrat të përballen me menstruacione të cilat kanë ngjyrë të errët. Mirëpo sipas ekspertëve, nganjëherë është normale që ngjyra e tyre nuk është e kuqe.

Periodat me ngjyrë të mbyllur nuk tregojnë me çdo kusht që diçka nuk shkon me shëndetin tuaj. Kështu që nuk keni nevojë të panikoseni.

Mirëpo cila është arsyeja që ato nganjëherë kanë ngjyrë shumë të mbyllur?

Mjekët tregojnë se arsyeja kryesore që cikli juaj mund të ketë ngjyrë të mbyllur, është se gjaku i mbledhur ka qëndruar për një kohë të gjatë në trupin tuaj. Me kalimin e kohës ai mpikset dhe ngjyra e tij errësohet.

Kjo ngjyrë zakonisht shfaqet në ditët e fundit të periodave. Rasti i vetëm kur duhet të panikoseni dhe të kërkoni ndihmë mjekësore është kur periodat kanë ngjyrë të zezë që në ditët e para. Kjo gjë tregon se mitra mund të ketë probleme të funksionimi normal.

(Kosova Sot Online)