A fillon diabeti në tru?

  • 29 August 2019 - 13:43
A fillon diabeti në tru?

Hulumtuesit nga qyteti i Nju Jorkut kanë pohuar që rritja e molekulave të caktuara në tru prodhojnë shenjat e hershme të shfaqjes së diabetit. Studimin dhe hulumtimet e tyre ata i kanë publikuar në revistën 'Cell Metabolism'.

Studimet paraprake kanë hulumtuar bllokimin e proteinave, që lidheshin me një zinxhir të aminoacideve (BCAAs), që janë zbuluar midis personave me mbipeshë dhe ata që vuanin nga diabeti, në krahasim me popullatën tjetër në përgjithësi. Studimet kanë treguar se molekulat "BCAAs" shfaqen vite më parë para shenjave të para të diabetit.  

Por, ende nuk mund të shpjegohet pse këto molekula shfaqen te personat me diabet dhe tek ata me mbipeshë. Ekipi i shkencëtarëve ishte interesuar shumë në këtë çështje, duke publikuar studimin e tyre të bërë në minj, që ka sugjeruar se molekulat "BCAAs" mund të përfshihen në sinjalizimin e trurit për insulinë.

Rezultatet sugjerojnë që sasia e molekulave "BCAAs" mund ta vërtetojë reflektimin e ndjeshmërisë së trurit në insulinë. Shkencëtarët pohojnë se hulumtime të tjera janë në plan dhe se ky është vetëm fillimi i studimit.

(Kosova Sot Online)