Kanceri i mushkërive 'fle' në trup 20 vite para përhapjes

  • 29 August 2019 - 14:43
Kanceri i mushkërive 'fle' në trup 20 vite para përhapjes

Mutacionet e para gjenetike mund të mos vihen re për 20 vjet, përderisa kancerin e fshehur nga mutacionet ‘nën kontroll’ e mban sistemi imun, e shumicën e atyre gabimeve gjenetike i shkakton duhani. Kanceri i mushkërive mund të qëndrojë në trupin e njeriut, i  pavërejtur për 20 vjet dhe përnjëherë mund të aktivizohet, duke u shfaqur në mënyrën më agresive të sëmundjes. 

Shkencëtarët britanikë kanë bërë me dije se mutacionet e para të tumorit shfaqen vite më parë, para diagnostikimit të sëmundjes, e nën kontroll i mban sistemi imun. Gjatë përhapjes agresive vjen si pasojë e disa gabimeve gjenetike që shfaqen në hapësira të ndara të tumorit.

Hulumtuesit besojnë dhe shpresojnë se përmes këtij zbulimi do ta mundësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit në mushkëri. 

(Kosova Sot Online)