Kaçja -"trëndafili i egër" që ruan shëndetin

  • 29 August 2019 - 15:07
Kaçja -

Vaji i yndyrshëm i kësaj bime është shumë efikas për lëkurën e thatë, duke e bërë më elastike dhe më të butë. Çaji nga trëndafili i egër, kaçja, ndikon mirë kundër lodhjes, plogështisë dhe anemisë. Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake është shumë e mangët pa kaçen. Kaçja është përplot me vitamina C dhe K, karotenoide, likopen, pektinë, taninë. Shkaku i përbërësve të saj shërues përdoret edhe si tonik, pije plot me vitamina kundër ftohjes dhe gripit. Përdoret edhe në terapinë vendore apo popullore kundër ekzemës, akneve dhe psoriazës.

ÇAJI SI TERAPI

Për fillim të ditës - Një lugë të frutës së tharë e përzieni me dy gota ujë të vluar, e lini të qëndrojë gjysmë ore. E ftohni dhe mund ta pini duke ia shtuar një lugë mjaltë. Për imunitet - Tri lugë të mëdha të supës, i imtësoni dhe i përzieni me 0,5 l ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë tri ditë. Më pas e zieni për gjysmë ore, e lini të ftohet dhe e përzieni me pak qumësht dhe me pak mjaltë. 

(Kosova Sot Online)