Tri kafe në ditë për një mëlçi të shëndoshë

  • 30 August 2019 - 08:29
Tri kafe në ditë për një mëlçi të shëndoshë

Shkencëtarët thonë se kafja është e shëndetshme për mëlçi. Një studim i ri ka konstatuar se njerëzit që pinë tri a më shumë kafe në ditë, pa marrë parasysh përmbajtjen e kafeinës, kanë një nivel më të ulët të enzimave anormale të mëlçisë, ku këto enzima janë shenjë e dëmtimit të qelizave të mëlçisë.

Por, sasitë e mëdha të kafeinës mund ta dëmtojnë shëndetin, prandaj shkencëtarët preferojnë kafen e dekafeinizuar. Ata mendojnë se kafja përmban një përbërës tjetër nga kafeina, i cili e mbron mëlçinë dhe e ul rrezikun nga paraqitja e diabetit, infarktit, sëmundjeve të mëlçisë, dhe cirrozës.

Duhet të bëhen studime të tjera për t'i identifikuar përbërësit e kafes, të cilët janë të dobishëm për mëlçi, meqë kjo ende nuk dihet me siguri. Gjetjet e këtij studimi janë botuar në revistën "Hepatology", revistë kjo e Shoqatës amerikane për studimin e sëmundjeve të mëlçisë.

(Kosova Sot Online)