Viagra nuk është aq e padëmshme, sikur që mendojmë

  • 30 August 2019 - 09:13
Viagra nuk është aq e padëmshme, sikur që mendojmë

Viagra është e mirëseardhur për miliona meshkuj që vuajnë nga impotenca, por studimet kanë treguar se ky ilaç mund të shkaktojë efekte të shumta anësore.

Rezultatet e një studimi të ri kanë treguar se përbërësit e viagrës mund të shkaktojnë edhe verbëri. Sildenafili, përbërësi aktiv i viagrës, e pengon një enzimë, e cila dërgon sinjalet e dritës nga retina në tru. Ka vite që doktorët e kanë ditur se viagra mund të shkaktojnë probleme kalimtare në shikim, por një studim i ri australian thotë se verbëria mund të jetë e përjetshme.

"Studimi tregon se sildenafili mund të shkaktojë dëmtim të përjetshëm", thotë udhëheqësja e studimit, Dr. Lisa Nivison-Smith. Ata që vuajnë nga retiniti pigmentoz janë më të rrezikuar. Retiniti pigmentoz është një sëmundje trashëguese, e cila ndikon që qelizat në retinë të vdesin. Nga efektet e tjera të padëshirueshme të viagrës mund të jetë edhe ndjeshmëria ndaj dritës së fortë, si dhe ndryshimi në pamjen e ngjyrave.

(Kosova Sot Online)