Misri dhe dredhëzat si parandalim i kancerit të mushkërive

  • 30 August 2019 - 21:49
Misri dhe dredhëzat si parandalim i kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive më së shpeshti paraqitet te duhanpirësit. Por, ka edhe faktorë të tjerë, të cilët mund ta shkaktojnë paraqitjen e këtij kanceri të rrezikshëm. Ndryshimet klimatike e kanë ndikimin e vet, po ashtu. Azbesti ka kohë që është përmendur si shkaktar potencial i kancerit.

Natyrisht, lënia, apo edhe mosfillimi i pirjes së duhanit, është ajo më së shumti çka mund të bëni për parandalimin e kësaj sëmundjeje, por edhe ushqimet kanë rëndësi në këtë aspekt. Është parë se ushqimet organike, sikur që janë misri dhe dredhëzat, mund të jenë efikase në parandalimin e kancerit të mushkërive.

Më pas, duhet bërë përpjekje që edhe ajri i ambientit ku jetojmë të jetë sa më i pastër, të mos ketë lagështi në shtëpi, etj. Duhet që të bëhen analiza të rregullta, sidomos te grupi i rrezikut, me qëllim të zbulimit sa më të hershëm dhe shërimit sa më efikas të kësaj sëmundjeje.

(Kosova Sot Online)