Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

  • 01 September 2019 - 12:26
Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Qëndrimi i gjatë përballë kompjuterave, apo përdorimi i shpeshtë i telefonëve celular ka ndikim të madh negativ në shikim. Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për të pasur një shikim më të mirë. Disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për t#u bërë:

–Kapitni sytë për dy minuta-ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

–Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

–Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

–Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Kosova Sot Online