3 shprehi të thjeshta që parandalojnë migrenën

  • 01 September 2019 - 15:03
3 shprehi të thjeshta që parandalojnë migrenën

Migrena është njëra ndër llojet më të tmerrshme të dhimbjes së kokës. Mund të shfaqet papritmas dhe ndikon në aftësitë tuaja fizike dhe psikike. Nëse shpesh vuani nga migrena, provoni tri shprehitë në vijim. ZAMRA Kur periudha kohore midis shujtave është e gjatë, vjen deri te rënia e sheqerit, që mund të shkaktojë migrenën. Mbani me vete ushqime të grimcuara të shëndetshme (më së miri arra, lajthi, badem), të cilat mund t'i hani midis shujtave. Po ashtu, konsumoni mjaft ujë.

MENDONI PËR SUPLEMENTE

Studime të caktuara tregojnë se shtesa në ushqim, në mënyrën përmes suplementeve me vitamina B12, magnez dhe koenzima Q10, të cilat mund të parandalojnë shfaqjen e migrenës. Natyrisht, para përdorimit do të ishte mirë të këshilloheni me mjekun apo farmacistin.

USHTRIMET

Hulumtimet tregojnë se personat që vuajnë nga migrena, të cilët së paku tri herë në javë merren me ushtrime aerobiku (vozitja e biçikletës statike, ecja e shpejtë në shirit dhe ngjashëm), kanë më pak sulme të shfaqjes së migrenës. Në fakt, cilido lloj i ushtrimeve kardio, tri herë në javë, mund të ndihmojnë. Por, filloni ta ndërtoni rutinën gradualisht dhe mos e teproni nëse ushtrimet i filloni shpejt dhe me intensitet të lartë, apo bëni ushqime të tepërta dhe të lodhshme. Kjo mundet ta nxitë migrenën. Jini mesatarë. 

(Kosova Sot Online)