A mund të përmirësohen simptomat e autizmit me konsumimin e brokolit?

  • 02 September 2019 - 09:18
A mund të përmirësohen simptomat e autizmit me konsumimin e brokolit?

Brokoli, sipas studiuesve, është perime kyçe në trajtimin e autizmit. Substanca, e cila brokolit ia dhuron shijen e veçantë i kishte shtyrë fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga autizmi, që të jenë më të qetë dhe më të shoqërueshëm.

Përmirësime të 'mahnitshme' ishin vërejtur për më pak se katër javë dhe deri në fund të studimit, disa prej atyre që u ishte dhënë një kapsulë në ditë, ishin në gjendje që hulumtuesit t'i shikojnë në sy dhe t'ua zgjasin dorën.

Studimet sugjerojnë se mund të jetë e mundur të krijohet një pilulë, e cila do të depërtojë në rrënjët e autizmit për të parën herë. Ilaçet ekzistuese kundër këtij çrregullimi thjesht i kontrollojnë vetëm simptomat, si agresivitetin apo problemet me gjumë, por nuk adresojnë shkasin e problemit.

Studiuesi dhe mjeku Paul Talalay, profesor i farmakologjisë në Amerikë, i cili 25 vitet e fundit i ka kaluar rreth natyrës së sëmundjes, tha: 'Ishte një studim i vogël ky, por efektet ishin shumë të mëdha. Ne besojmë se ky mund të jetë një fakt preliminar për trajtimin e parë për autizmin, që përmirëson simptomat duke rregulluar disa mekanizma qelizorë.

(Kosova Sot Online)