6 ushqimet që ngadalësojnë plakjen

  • 03 September 2019 - 08:16
6 ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Mund të shpenzoni shumë të holla në pajisjet kozmetike në mënyrë që ta ruani dukjen e re, por këtë mund ta bëni edhe duke shtuar në menynë tuaj ushqimet që kanë fuqi në ngadalësimin e plakjes.

PESHKU

Ushqimi i parë në listë që ngadalëson plakjen është peshku. Është shumë i mirë për sistemin kardiovaskular, rregullon pulsin dhe parandalon rritjen e kolesterolit.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është mbrojtës i shkëlqyeshëm i shëndetit dhe dukjes së ripërtërirë. Është i pasur me yndyra të ngopura dhe ndikon si parandalues në lajmërimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

ÇOKOLATA

Substanca e saj kryesore është kakaoja, që përmban shumë materie shëruese që mbrojnë shëndetin e enëve të gjakut. Po ashtu, nëse merret në sasi të kufizuar, ndikon si masë parandaluese kundër diabetit, tipi 2.

JOGURTI

Jogurti mund ta ngadalësojë plakjen, sepse është i pasur me kalcium, i cili parandalon dhimbjen e eshtrave. Çokollata përmban edhe bakteret e mira të cilat forcojnë sistemin imun.

BORONICAT DHE FRUTAT ME LËVORE TË FORTË

Boronicat dhe frutat me lëvore të fortë ndikojnë si masë parandaluese në shfaqjen e diabetit, humbjen e kujtesës dhe sëmundjet e zemrës.

VERA E ZEZË

Listës gjithsesi ia shtojmë edhe verën e zezë, e cila mirë ndikon në shëndetin në përgjithësi, por vetëm nëse e konsumoni në sasi të kufizuar.

(Kosova Sot Online)