Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

  • 03 September 2019 - 18:26
Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

Mungesa e hekurit mund të shndërrohet në anemi.

Në jetën e përditshme ne mund të kem nivele të ulëta të hekurit përmes shumë mënyrave, prandaj është vitale ta dimë si ta parandalojmë dhe trajtojmë këtë, transmeton Telegrafi.

Mungesa e hekurit është kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, i cili është përgjegjës për prodhimin e hemoglobinës – proteinë në qelizat e kuqe të gjakut e cila i lejon ato ta bartin oksigjenin përgjatë trupit.

Mungesa e hemoglobinës i shkakton muskujt dhe indet të mos punojnë në mënyrë efikase, e pastaj kjo rezulton në anemi.

Lodhja e pazakontë

Lodhja është simptomë shumë e zakonshme e mungesës së hekurit. Kjo për shkak se mungesa e hemoglobinës kontribuon që të ketë më pak oksigjen në muskuj dhe inde, e kështu shfaqet lodhja.

Lëkura e zverdhur

Hemoglobina në qelizat tona të kuqe të gjakut është ajo çfarë i dhuron lëkurës ngjyrë të shëndetshme.

Për shkak të mungesës së hekurit, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë për qelizat e kuqe të gjakut për të kontribuar në pjesën tjetër të trupit, e kjo pastaj shpie në zverdhje të lëkurës.

(Kosova Sot Online)