Kaçja, bima që konsiderohet të jetë multivitamina natyrale

  • 04 September 2019 - 10:31
Kaçja, bima që konsiderohet të jetë multivitamina natyrale

Pikërisht kjo bimë konsiderohet të jetë multivitamina natyrale shkaku i përbërësve të saj të shëndetshëm. Ndikon mirë në shumë dhimbje. Është e pasur me antioksidues, vitamina P, vitamina C, vitamina B1, B2, B12, vitamina A, vitamina K, karotenoide, të cilat forcojnë organizmin dhe e mbrojnë nga shumë sëmundje.

Pikërisht shkaku i këtyre përbërësve, kaçja ka marrë emërtimin e multivitaminës natyrale. Nëse e pini çajin e saj, organizmit do t'ia bëni shumë të mira, sepse do t'ju mbrojë nga ftohja, gripi dhe infeksionet e ndryshme virusale.

PËRPARËSITË E ÇAJIT TË KAÇES

Ndihmon te infeksionet e sistemit urinar shkaku i substancave kundër infeksioneve që posedon, pastron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson frymëmarrjen, parandalon ftohjen dhe infeksionet virusale, ndihmon te ripërtërija e qelizave, stimulon urinimin, përmban polifenole që mbrojnë nga kanceri, përmirëson qarkullimin e gjakut,ndihmon te gurët në veshka dhe në fshikëz, forcon organizmin, kthen energjinë.

(Kosova Sot Online)