Mungesa e vitaminave D sjell lindje me më shumë dhimbje për shtatzënat

  • 05 September 2019 - 08:51
Mungesa e vitaminave D sjell lindje me më shumë dhimbje për shtatzënat

Mungesa e vitaminave D, procesin e lindjes së fëmijës do të mund ta bënte më me shumë dhimbje, kanë paralajmëruar shkencëtarët në studimin e tyre më të fundit.

Një ekip i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar se femrat ishin më të prira për të ndier dhimbje më të mëdha nëse kishin mungesë të vitaminave D.

Shkencëtarët kishin matur nivelin e vitaminave D në 93 për qind të shtatzënave gjatë lindjes së tyre. Bulimet, që ishin prezantuar në mbledhjen "American Society of Anesthesiologists", kanë treguar që femrat me mungesë të vitaminave D kishin kërkuar më shumë ilaçe kundër dhimbjeve sesa ato femra që kishin sasi të mjaftuar të vitaminave D.

(Kosova Sot Online)