Përparim në mjekimin e leukemisë

  • 06 September 2019 - 17:35
Përparim në mjekimin e leukemisë

Qelizat T, që bëjnë pjesë në sistemin imunitar, nëse modifikohen gjenetikisht, atëherë paraqesin bazën e terapisë së re e cila ka qenë e suksesshme te 27 nga 30 pacientë të sëmurë nga leukemia. Revista "New England Journal of Medicine" tregon sesi në studimin e shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Pensilvanisë, ishin të përfshirë pacientët me leukemi akute limfoblastike, te të cilët terapitë e tjera nuk kishin dhënë rezultate.

Disa pjesëmarrës në studim, para fillimit të studimit të ri, i ishin nënshtruar katër metodave të shërimit. Pacientët kishin moshë nga 5 deri 22 vjet.

Terapia e re bazohet në veprimin e qelizave T, me një gjen të shtuar, i cili ua mundëson zbulimin e proteinës specifike të pranishme në sipërfaqen e qelizave B, të prekura nga leukemia.

(Kosova Sot Online)