Çajet, të cilat duhet t'i keni në shtëpi

  • 06 September 2019 - 17:36
Çajet, të cilat duhet t'i keni në shtëpi

Çajet e bimëve paraqesin një mënyrë të shkëlqyeshme dhe të shijshme për ta hidratuar organizmin, por edhe për ta përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Çaji i mentës – është shumë i shijshëm dhe ka ndikim tepër të dobishëm. Studimet e lidhin këtë çaj me përmirësim të tretjes, me zbutje të ngërçeve të sistemit të tretjes, me parandalim të fryrjes së barkut dhe me një efikasitet te temperaturat e larta. 

Çaji i kamomilit – ndihmon në relaksim të trupit dhe mendjes, përmirëson gjumin dhe largon ankthin. Me qindra vite përdoret për zbutjen e dhembjeve menstruale, të alergjive, dhembjeve reumatoide, etj.

Çaji nga rrënja e luleradhiqes – kur flitet për shëndetin e mëlçisë, atëherë në rend të parë flitet për çajin nga rrënja e luleradhiqes. Ky çaj është efikas edhe te mjekimi i artritit, gihtit, akneve dhe shtypjes së lartë të gjakut.  

Çaji i xhenxhefilit - Edhe pse përdoret më shumë në kuzhinë më shumë, xhenxhefili ka edhe veti të shumta shëruese. Ai e qetëson sistemin e tretjes dhe ndihmon vetë tretjen. Ky çaj mund të përdoret si nga fëmijët, po ashtu edhe nga të rriturit. Ai është i dobishëm edhe te gripi dhe ftohja.

(Kosova Sot Online)