Dieta indiane – humbni 7 kile për 7 ditë

  • 06 September 2019 - 21:40
Dieta indiane – humbni 7 kile për 7 ditë

Në vendet perëndimore gjithnjë e më e popullarizuar është mënyra indiane e të ngrënit, e cila kryesisht bazohet te ushqimet me oriz

Kjo dietë mbështetet te kuzhina tradicionale indiane, ku dominojnë ushqimet e pasura me karbohidrate, me shumë mëlmesa ekzotike.  Në majë të menysë dietale gjendet orizi me kjuri (‘curry’) dhe kanellë.

‘Curry’ është mëlmesë tepër e njohur në Indi. Ai e përshpejton metabolizmin më shumë se ndonjë ushqim tjetër. Edhe pse konsumohet në sasi të vogla, ‘curry’ ka aftësi që ta pengojë shtresimin e dhjamërave. Studimet më të reja tregojnë se me përfshirjen e rregullt të kësaj mëlmese në dietën tuaj, ju mund të humbni 2-4 kg për dy javë.

E, sa i përket orizit, mjafton që të themi se qullin e orizit mjekët e preferojnë te të gjitha çrregullimet gastrointestinale.

Dieta indiane zgjat shtatë ditë, gjatë së cilës kohë mund të humbni deri në 7 kile.

Një shembull i menysë së kësaj diete

Dita e parë

* Kafjalli: 1 filxhan qumësht dhe 1 banane.

* Dreka: 3 lugë të orizit të zier, të cilit i shtoni kripë, pastaj konsumoni një filxhan çaj të zi dhe pak perime të ziera me ‘curry’.

Darka: 1 filxhan çaji të zi, pak perime me ‘curry’

Dita e dytë

* Kafjalli: 1 grejpfrut, një filxhan çaji të zi.

* Dreka: 6 lugë oriz të zier me një lugë ‘curry’ dhe me pak kripë. Një filxhan qumësht. Kur të zihet orizi, kripën dhe ‘curry’-n e shtoni pesë minuta para se të përfundojë zierja.

* Darka: 6 lugë oriz të zier me 1 lugë ‘curry’ dhe me pak kripë. Një filxhan çaji të zi.

Dita e tretë

* Kafjalli: 2 mandarina,1 filxhan qumësht. 

* Dreka: 5 lugë oriz të zier me ‘curry’ dhe kripë. 1 filxhan çaj të zi, me pak kanellë.

* Darka: 5 lugë oriz të zier me ‘curry’ dhe kripë, 2 mandarina

Dita e katërt

* Kafjalli: 2 kastravecë të grirë, të përgatitur me pak vaj ulliri dhe majdanoz. 1 filxhan çaji të zi

* Dreka: 2 patate të ziera, me kripë. 1 filxhan qumësht.

* Darka: Sallatë me mollë dhe karotë.

Dita e pestë

* Kafjalli: 1 filxhan qumësht, 2 vezë të ziera

Dreka: 100 g bishtaja të ziera, apo shparguj ,1 filxhan çaj të zi.

* Darka: 5 lugë oriz të zier me pak kripë, 1 filxhan çaj të zi me pak kanellë

Dita e gjashtë

* Kafjalli: 1 portokall,10 bajame

* Dreka: 6 lugë të orizit të zier, me ‘curry’ dhe pak kripë.

* Darka: Krem supë me oriz

Dita e shtatë

* Kafjalli: sallatë nga 1 domate, 2 speca, 3 – 4 degëza të koprës dhe pak vaj bimor

* Dreka: 7 lugë të orizit të zier me 1 lugë ‘curry’ dhe pak kripë. 1 filxhan qumësht.

Darka: 1 banane dhe 1 grejpfrut

(Kosova Sot Online)