Bima okra që ripërtërin lëkurën

  • 07 September 2019 - 08:48
Bima okra që ripërtërin lëkurën

Për ndikimin e kësaj bime në shtrëngimin e lëkurës ka ditur edhe Kleopatra. Okra është e pasur me minerale dhe vitamina të shumta, sidomos nga grupi B (më së shumti B1, B2 dhe B6) që janë të rëndësishme në shëndetin e sigurt gjatë shtatzënisë.

Duke prodhuar folate, parandalon shfaqjen e komplikimeve duke mundësuar një rritje normale të frytit. Vitamina C, që i posedon me bollëk parandalon shfaqjen e diabetit, përkatësisht zbut simptomat nëse sëmundja tashmë është shfaqur. Është i efektshëm në rastin e astmës dhe problemeve të tjera respiratore. Vitamina C nga kjo bimë ripërtërin lëkurën, nxit rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe në këtë mënyrë përmirëson prodhimin e kolagjenit.

(Kosova Sot Online)