6 ushqimet që "djegin" yndyrat në stomak

  • 07 September 2019 - 09:36
6 ushqimet që

KEFIRI

Ushqimet e fermentuara janë të shkëlqyeshme për humbje në peshë, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Si mbret i prodhimeve të fermentuara të qumështit cilësohet kefiri. Në fakt, ai është përplot me probiotikë, që ndikon në sistemin tuaj tretës të funksionojë më mirë, prandaj edhe do të humbni më shpejt në peshë. Gjithmonë mund të përcaktoheni për jogurt ose kos, e nëse nuk ju pëlqejnë prodhimet e qumështit - trangujt turshi kanë të njëjtin efekt.

ÇAJI I GJELBËR

Në vend të kafesë, pini çajin e gjelbër, shumë të shëndetshëm. Do t'ju ndihmojnë në largimin e shtresave dhjamore, e po ashtu edhe do t'ju freskojë. Në fakt, çaji i gjelbër ndihmon në punën e tiroideve dhe përmirëson metabolizmin, e ky efekt zgjat edhe disa orë më pas, pasi ta keni konsumuar çajin e gjelbër.

LAKRA JESHILE

Natyrisht, kjo bimë me gjethe të trasha, me ngjyrë të gjelbër paraqet ushqimin e jashtëzakonshëm në secilin plan të dietës. Lakra jeshile është artikull alkalin, që do të thotë se zvogëlon thartirën në organizëm, e me këtë rast është i pasur edhe me fibra. Fibrat janë jetike për humbjen në peshë, sepse ngadalësojnë lirimin e glukozës dhe me vetë këtë nuk do të ketë kërcim të nivelit të insulinës.

SARDELET

Këtë lloj të peshkut, për fat të keq nuk e duan të gjithë. Pos se është një lloj i rrallë i peshkut që është i pasur me zhivë, ka edhe aminoacide omega 3. Pos kësaj, paraqet burim të hatashëm për vitamina B. Sardelja ju siguron proteinat dhe yndyrat e shëndetshme të domosdoshme, prandaj do të duhej të ishte në tryezën tuaj për çdo ditë.

SALMONI

Ky peshk i yndyrshëm është i preferuari i shumë yjeve botërore dhe manekineve, pasi që shpejt ofron ndjenjën e ngopjes, e po ashtu është i pasur me aminoacidet omega 3. Këto acide nuk janë të mira vetëm për humbje në peshë, por edhe tru dhe zemër. Aty janë edhe aminoacidet omega-6, kështu që salmoni rregullisht duhet të jetë në tryezën tuaj.

MOLLËT

Mollët janë fantastike dhe janë prej atyre ushqimeve që për ditë do të duhej t'i konsumoni. Një mollë e madhësisë së mesme përmban rreth pesë gramë fibra, e aty gjendet edhe pektina, e cila konsiderohet si substancë natyrale që shkrin dhjamin. Nuk kanë shumë sheqer as kalori, e janë përplot me vitamina.

(Kosova Sot Online)