Kuptojeni të vërtetën e hidhur të "vrasësit të qetë" - sheqerit

  • 07 September 2019 - 11:29
Kuptojeni të vërtetën e hidhur të

Problemi më i madh është se gjendet në shumicën e ushqimeve të papërpunuara në treg: nga buka e deri te prodhimet e mishit, e njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se sa sasi të sheqerit në ditë marrin.

ÇRREGULLON MËLÇINË

Ushqimi me përqindje të lartë të sheqerit krijon shtresa dhjamore përreth mëlçisë. Ekspertët kanë vërejtur shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë te fëmijët, të cilët nuk kishin kontakt me alkoolin, prandaj është vërtetuar se shkaktar është sheqeri nga lëngjet dhe ëmbëlsirat.

NXITËS PËR SËMUNDJET E ZEMRËS

Sheqeri është i dëmshëm për shëndetin e zemrës, madje edhe për ata në formë të mirë, paralajmërojnë kardiologët. Shtimi i marrjes së sheqerit sjell deri te shtimi i acideve të urinës në gjak, që sjell rritjen e shtypjes së gjakut dhe rrezikun për sulm në zemër.

"VRASËSI I QETË"

Kripa dhe shtypja e gjakut shpesh ndërlidhen me shëndetin e njeriut, por e vërteta është se sheqeri është "vrasësi i qetë". Hulumtimi nga viti 2008 ka zbuluar që konsumimi i tepërt i fruktozës mund të sjellë në rezistencën e trupit leptinë. Ky hormon i thotë trurit se jemi të ngopur, e rezultat është mbipesha.

(Kosova Sot Online)