Thonjtë zbulojnë gjithçka: Për pesë minuta kontrollojeni shëndetin tuaj

  • 07 September 2019 - 15:09
Thonjtë zbulojnë gjithçka: Për pesë minuta kontrollojeni shëndetin tuaj

Nëse dëshironi që me një kontroll të shpejtë ta kontrolloni shëndetin tuaj, mjafton t'i shikoni thonjtë në duar dhe këmbë.

THONJTË E THYER

Nëse thonjtë shpejt ju thyhen apo ju pëlcasin, ndoshta keni mungesë të hekurit apo vitaminave B.

THONJTË E THARË

Kjo formë e thonjve do të thotë probleme me gjëndrat tiroide, sidomos nëse keni lëkurë të thatë dhe nëse përnjëherë keni filluar të shtoni në peshë.

NJOLLAT E VERDHA

Mund të jenë shenjë e infeksionit me kërpudha, sidomos nëse janë shfaqur në gishtat e këmbëve. Po ashtu, mund të jetë shenjë e psoriazës.

THONJTË E VERDHË

Ngjyra e verdhë në thonj mund të jetë shenjë e diabetit apo sëmundjeve të mushkërive.

NJOLLAT E BARDHA

Njollat e bardha shkaktohen prej mungesës së zinkut. Nëse edhe pas përdorimit të këtij minerali njollat mbesin, atëherë ka të bëjë me lëndimin e thonjve. 

(Kosova Sot Online)