Vetitë shëruese të uthullës së mollës

  • 08 September 2019 - 08:46
Vetitë shëruese të uthullës së mollës

Disa gllënjka të uthullës së holluar të mollës ngritin energjinë dhe largojnë urthin, e si ilaç tradicional kundër shumë sëmundjeve uthulla përdoret me shekuj. Uthulla e mollës përmban më shumë se 90 përbërës të ndryshëm, midis tyre vitamina dhe minerale.

Po ashtu posedon kalium, magnez, hekur, fosfor dhe mangan. Uthulla e mollës është lëng natyral që përdoret në ushqim, pikërisht shkaku i vitaminave dhe mineraleve që ndikojnë në ruajtjen e organizmit në përgjithësi.  

Shkencëtarët kanë vërtetuar që uthulla e mollës mban vitalitetin e trupit dhe freskon organizmin, nxit përshpejtimin e metabolizmit dhe forcon mekanizmat mbrojtës të trupit. Për të gjithë ata që duan të humbasin peshë, dy lugë uthull të mollës i shtoni në 500 ml ujë. Lëngun e pini disa herë brenda ditës.

Po ashtu, është vërtetuar se uthulla e mollës mund të ndihmojë në shkrirjen e dhjamit në stomak. Nëse dëshironi t'i largoni simptomat e djegies në gjoks, merrni uthullën e mollës. Ekspertët theksojnë se mjafton ta përpini një lugë të vogël uthull e më pas edhe një gotë ujë.

(Kosova Sot Online)