Mënyra e duhur për pastrimin e mëlçisë dhe humbjen e peshës

  • 08 September 2019 - 08:52
Mënyra e duhur për pastrimin e mëlçisë dhe humbjen e peshës

Nutricistja Ann Louise Gittleman e ka menduar dietën me ndihmën e së cilës për vetëm dy javë do të largoni dhjamin nga pikët më kritike të trupit, si beli, kofshët, ijet dhe prapanica. Në fakt, këto pjesë janë kritike për shumicën femrave.

Megjithëse mund ta aplikoni dietën me regjimin më të fortë të ushqimit, nga këto pjesë shtresat dhjamore vështirë largohen. Pasi që shumë substanca të dëmshme grumbullohen në mëlçi, kjo pakëson fuqinë e saj të shkrirjes së dhjamit.

Ekzistojnë shumë arsye pse mëlçia nuk punon si duhet: konsumimi i ushqimit të pasur e yndyra të dëmshme, alergjitë, sekretimi i tepërt i insulinës, keqpërdorimi i alkoolit dhe ilaçeve dhe stresi. Sipas nutricistes, nëse kontrolloni sekretimin hormoneve, do të humbni peshë dhe do të jeni të shëndetshëm.  

Mënyra më e mirë është të filloni me detoksimin e mëlçisë dhe nga menyja të largoni ushqimet që dëmshëm ndikojnë në të, e këtë e bëni në dy javët e para.

Ushqimet e ndaluara janë prodhimet e qumështit, drithërat, buka, flluskat, ushqimi i yndyrshëm, kafeina, pijet e gazuara, alkooli, sheqeri. Mund të hani vezë, mish pule dhe gjeldeti, peshk, brokol, lakër jeshile dhe lëng nga manaferrat.

(Kosova Sot Online)