Nëse dëshironi të flini ‘si në ujë’, konsumoni këto ushqime

  • 08 shtator 2019 - 14:43
Nëse dëshironi të flini ‘si në ujë’, konsumoni këto ushqime

Në bazë të një hulumtimi të bërë në Amerikë,rreth 63 për qind e njerëzve gjatë ditëve të punës nuk flenë mjaftueshëm.Mungesa e gjumit mund të shkaktojë depresion dhe sëmundjet e zemrës.

Por,para se të merrni tableta për gjumë,ekzistojnë gjashtë ushqime që janë të pasura me përbërësit që ndikojnë mirë në gjumë dhe që do t'ju dërgojnë në botën e ëndrrave pa problem.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Me siguri se nuk thuhet që në gotën me qumësht të ngrohtë gjendet gjumi i rehatshëm. Prodhimet e qumështit, si jogurti, qumështi dhe djathi janë të pasura me kalcium, i cili nxit prodhimin e melatoninës, e hulumtime të shumta kanë vërtetuar që mungesa e kalciumit jua pamundëson gjumin.

QERSHITË

Qershitë janë nga burimet e pakta me metatoninë, hormon i gjumit ky që rregullon orën tuaj të brendshme. Në një hulumtim të anketuarit kishin konsumuar pak më shumë se dy decilitra lëng të qershisë çdo mëngjes dhe të njëjtën sasi në mbrëmje, para gjumit, për dy javë rresht dhe gjumi i tyre ishte përmirësuar.  

BANANET

Bananet njihen për sasinë e lartë të kaliumit, po ashtu është janë të pasura me magnez. Të dy këto minerale ndihmojnë në relaksimin e muskujve të tensionuar. Po ashtu, mungesa e magnezit ndërlidhet me sindromën e këmbëve jo të qeta që negativisht ndikojnë në gjumë. Bananet po ashtu përmbajnë edhe triptofan, aminoacid ky i cili ndikon në cilësinë e gjumit.

FRUTAT ME LËVORE TË FORTË

Frutat me lëvore të fortë, shumica prej tyre janë të pasur me magnez, por trupit i sigurojnë edhe kalcium, dy minerale këto që ndikojnë pozitivisht për një gjumë të mirë dhe të rehatshëm. Yndyrat e pangopura që gjenden në këto fruta mund ta përmirësojnë edhe nivelin tuaj të serotoninës, e proteinat nga frutat po ashtu do ta ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak që po ashtu është me rëndësi për gjumin.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Perimet me gjethe të gjelbër, siç janë spinaqi, lakra e Brukselit, lakra jeshile, rrepa, janë të pasura me sasi të lartë të kaliumit, magnezit dhe me kalcium. Që të tre këta mineralë kanë rol të madh në sigurimin e një gjumi cilësor. Kalciumi i ndihmon trupit në krijimin e melatoninës, derisa kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në relaksimin e muskujve të tensionuar.

ÇAJI

Kjo është pija më e mirë, të cilën duhet ta pini pak para se të shkoni në shtrat. Çaji i bimëve, ai i kamomilit dhe mentës janë në krye të listës që sigurojnë një gjumë të rehatshëm. Çajet natyrale bimore nuk përmbajnë kafeinë, e disa prej tyre përmbajnë substanca që sigurojnë një gjumë të rehatshëm. Kamomili përdoret në shërimin pagjumësisë me qindra vite, derisa menta është treguar i efektshëm në shërimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit.

(Kosova Sot Online)