6 ushqimet më të mira kundër lodhjes

  • 09 September 2019 - 08:32
6 ushqimet më të mira kundër lodhjes

Është konstatuar që kur jeni të lodhur, më mirë është të konsumoni ndonjë zamër të shëndetshme, sesa të përcaktoheni për një pije energjike. Ju sjellim listën e disa ushqimeve që jua sugjerojmë në situata të tilla.

SHALQIRI

Nëse jeni shumë pak të dehidruar, kjo mund t'ju ndikojë që të ndiheni të turbulluar dhe të dehidruar. Gjithsesi, mund të përkujdeseni që të pini ujë gjatë gjithë ditës, por edhe mund ta kompensoni përmes ushqimit. Rol të mirë këtu luan shalqiri, sepse ne vete përmban 90 për qind ujë, i cili parandalon dehidrimin dhe është burim i mirë i energjisë.

QUMËSHTI

Pos se do t'i kompensoni lëngjet trupore, qumështi do të sigurojë mbajtjen e elektroliteve tuaja në kufijtë fiziologjikë derisa djersiteni. Natyrisht, ofron edhe një sasi të mjaftueshme me proteina dhe mundëson qarkullimin e energjisë të karbohidrateve. Një artikull i botuar në "Medicine & Science in Sports & Exercise", thotë se një gotë qumësht para gjumit siguron ndjenjë të mirë në muskuj në mëngjes, sepse konsumimi i proteinave nga qumështi gjatë natës.

FASULJA

Fibrave u nevojitet më shumë kohë për t'u përpunuar, kështu që sigurojnë rritje të energjisë, që sigurohen nga karbohidratet që zgjatin shumë. Fasulja është përplot substanca cilësore. Fibrat po ashtu mbajnë nivelin e energjisë në vendin e duhur në organizëm, sepse ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Fasulja po ashtu është e pasur me magnez, i cili organizmit tuaj i siguron pushim dhe ripërtëritje të energjisë.

PATATJA E ËMBËL

Përveçse stabilizon nivelin e lartë të karbohidrateve, patatja e ëmbël merr vend të lartë, së pari se furnizon me një të katërtën e sasisë së kaliumit. Kaliumi ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të sasisë së elektroliteve në organizmin tonë, duke mundësuar që të jetë mjaftueshëm i hidratuar. Edhe një veti shtesë e dobishme e kaliumit është se ndihmon në relaksimin e organizmit dhe ul shtypjen e lartë të gjakut, kështu që pakëson stresin që mund të shkaktojë lodhje dhe plogështi.

VEZËT

Vezët janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë, sepse përmbajnë hekur, zink dhe sasi të madhe të proteinave. Hulumtimet nga viti 2009 pohojnë që proteinat jo vetëm se janë kryesore në ndërtimin e muskujve dhe sigurimin për të qenë të ngopur, por edhe në mbajtjen e sasisë së energjisë. Proteina 6g nga vezët nivelin e sheqerit në gjak e mban në normale, e po ashtu shton edhe aminoacidet leucinë, e cila është faktor i rëndësishëm në sintezën e muskujve.

ÇAJI I ZI DHE I GJELBËR

Një gotë me çaj ofron aminoacidin tetaninë, i cili përmirëson përqendrimin dhe nxit zgjimin e organizmit, e po ashtu në masë të vogël do t'ju ofrojë edhe kafeinë. Por, kini kujdes të mos e konsumoni menjëherë para gjumit, sepse nëse e dëmtoni cilësinë dhe kualitetin e gjumit, atëherë ka gjasa që të ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

(Kosova Sot Online)