Një gllënjkë në ditë pastron organin më vital

  • 09 September 2019 - 08:40
Një gllënjkë në ditë pastron organin më vital

Vaji i ullirit shkëlqyeshëm ndihmon në hapjen e kanaleve të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Limoni po ashtu ndikon mirë, është burim i pasur me vitamina C dhe pastron enët e gjakut nga shtresat e kolesterolit.

Mëlçia është organ shumë i rëndësishëm sepse merr rolin e fabrikës së gjakut në procesin e ripërtëritjes së tij.

Pos kësaj, ndihmon edhe në forcimin dhe stimulimin e tretjes. Për çdo ditë mund të bëni diçka të mirë për mëlçinë tuaj. Në fakt, në lukth të zbrazët nevojitet të pini një lugë vaj ulliri, të përzier me lëng limoni. Me rëndësi është që ta pini në lukth të zbrazët e më pas mund të vazhdoni me kafjallin.

(Kosova Sot Online)