Pema, të cilën mund ta hani çdo ditë për jetë më të mirë seksuale

  • 09 September 2019 - 09:57
Pema, të cilën mund ta hani çdo ditë për jetë më të mirë seksuale

Të mirat e shumta të mollës për shëndetin tonë janë vërtetuar shumë herë, por në bazë të hulumtimeve më të fundit, kjo pemë mund t'i ndihmojë edhe jetës suaj seksuale. Konsumimi i mollës, në bazë të hulumtimeve, edhe femrave u ndihmon në jetën e tyre seksuale.

Në fakt, pos përbërësve të tjerë të mollëve, ngjashëm me verën e zezë dhe çokollatës, përmbajnë polifenole dhe antioksidues që ndihmojnë në elasticitetin e enëve të gjakut përreth zonës gjenitale dhe shtojnë rritjen seksuale. Hulumtimet kanë treguar sesi femrat, sa më shumë molla që konsumojnë, sa më shumë shtojnë funksionin seksual.

Në hulumtimin e bërë kishin marrë pjesë 731 femra aktive seksuale, midis moshës 18 dhe 43-vjeçe, e midis pyetjeve të ndërlidhura me jetën seksuale ishin edhe shprehitë ushqyese dhe konsumimi i mollëve.

Pjesëmarrëset e hulumtimit ishin të ndara në dy grupe, njëra që kishte ngrënë më shumë se një mollë e tjetra më pak se një mollë në ditë. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që femrat, të cilat kishin ngrënë më shumë se një mollë në ditë, kishin jetë më të mirë seksuale.

(Kosova Sot Online)