Forcojeni imunitetin me lëng të panxharit!

  • 09 September 2019 - 10:23
Forcojeni imunitetin me lëng të panxharit!

S humë shërues dhe i shëndetshëm panxhari është ushqim ideal për këtë sezon të vitit, kur kemi nevojë për mbrojtje maksimale nga viruset.

Sidomos e sugjerojnë nutricistët, sepse përmban pothuajse të gjitha mineralet, përfshirë këtu kalium, kalcium, fosfor, natrium, magnez, hekur, bakër, mangan, fluor, jod, sulfur, litium dhe brom.

Pos kësaj, panxhari është i pasur me vitaminat C, B1, B2, si dhe me vitaminën B12, vitaminë kjo që është e rrallë te bimët. Ngjyrën e kuqe e merr prej pigmentit të quajtur antocian, i cili ndihmon në ripërtëritjen e gjakut.

Panxhari kryesisht konsumohet si sallatë, qoftë e freskët apo e ziera, përderisa ekspertët gjithnjë e më shpesh e sugjerojnë edhe në formë të lëngut të panxharit, i cili është i mahnitshëm për forcimin e sistemit imun, shërimin e pagjakësisë, rregullimin e shtypjes së gjakut, parandalimin e proceseve të ndryshme inflamatore.

Konsumimi i rregullt i lëngut nxit pastrimin e mëlçisë, parandalon edhe sëmundjet e enëve të gjakut, organeve të frymëmarrjes dhe përshpejton metabolizmin. Në mënyrë që lëngu nga panxhari të jetë më i shijshëm shtoni pak mjaltë dhe limon.

(Kosova Sot Online)