Kombinimi bombastik: Lëngu i shëndetshëm, dietal dhe i gjelbër që ripërtërin lëkurën

  • 09 September 2019 - 16:01
Kombinimi bombastik: Lëngu i shëndetshëm, dietal dhe i gjelbër që ripërtërin lëkurën

Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe sipas nevojës shtoni pak ujë. Ata, të cilët e kanë provuar këtë lëng, e quajnë si eliksir të rinisë, e krejt çfarë keni nevojë janë selino, çaji i gjelbër dhe trangujt. Ushqimet janë lehtë të disponueshme, e kombinimi i tyre është bombastik. Trangujt kanë efekt qetësues, e forca e saj i dedikohet acideve dhe vitaminave C, përderisa acidet e saj janë të rëndësishme për indin lidhës të nyjave. Kjo edhe është arsyeja pse ndikon mirë në lëkurë dhe ten. Në kombinim me ujë në mënyrë natyrale e hidraton trupin dhe ruan shkëlqimin e lëkurës. Selino është i pasur me vitaminat e kompleksit B, që inkurajon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe e mban lëkurën të shëndetshme, derisa përbërësi i saj kryesor, kumarinë, parandalon ndikimin e radikaleve të lira duke e mbajtur lëkurën të shkëlqyer. Çaji i gjelbër është përplot me antioksidues, përfshirë vitaminat E dhe C, që parandalojnë procesin e plakjes së lëkurës.

RECETA:

2 tranguj të freskët të qëruar 4 gjethe të selinos 2 gota çaj të gjelbër Përgatitja: Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe sipas nevojë shtoni ujë. Lëngun ta pini menjëherë pas përgatitjes.

(Kosova Sot Online)