A do t'i largoni yndyrat shtesë duke i ngrirë ato?

  • 09 September 2019 - 16:30
A do t'i largoni yndyrat shtesë duke i ngrirë ato?

Më shumë i përngjan një thithëses elektrike sesa një pajisjeje që djeg yndyrat. Por, kjo pajisje pohon ta bëjë gjithë atë që shumica e femrave ëndërrojnë - heqjen qafe të shtresave dhjamore. Kjo pajisje shfaq procedurën e ngrirjes së yndyrave, që premton zvogëlimin e belit dhe ngushtimin e ijëve.
 

E cilësuar si alternativë për mënyrën e largimit të dhjamit me thithjen nën lëkurë, është metodë joinvazive, pa gjilpëra dhe pa prerje dhe pa lënë shenja.

Thuhet se përdor temperatura ekstreme të ftohta për t'i mbytur qelizat e yndyrës - pa dëmtuar shtresat e sipërme të lëkurës. Ata që e kanë shpikur këtë mënyrë thonë se rezultatet janë largimi i 50 për qind të yndyrës së grumbulluar për një seancë, përderisa te disa klientë rezultatet janë vërejtur që pas 48 orëve. Shtresat e yndyrës, që gjenden menjëherë pas shtresës së parë të lëkurës, me kyçje të kësaj pajisjeje bëjnë tërheqjen e yndyrës në pajisje. Qelizat e vdekura largohen në mënyrë krejt natyrale përmes mëlçisë. Ata që përkrahin largimin e yndyrës shtresë përmes kësaj pajisje pohojnë që trajtimi nuk do të ngrijë shtresën e sipërme të lëkurës mbi yndyrë, sepse yndyra ngrihet në temperaturë më të lartë sesa indet e tjerë. 

(Kosova Sot Online)