Frutat dhe perimet kundër dëshpërimit

  • 10 September 2019 - 08:19
Frutat dhe perimet kundër dëshpërimit

Sikurse thotë mjeku 'një mollë në ditë mjekun ua mban larg nga sytë', tash studiuesit pohojnë se konsumimi i një sasie të madhe të frutave dhe perimeve për çdo ditë, mund t'ju mbajë larg trapistit.

Një studim i universitetit në Kuinsland ka zbuluar që tetë apo më shumë porcione çdo 24 orë në masë drastike përmirësojnë shëndetin mendor. Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga 12.000 australianë të rritur, rreth konsumimit të frutave dhe perimeve dhe ndikimit të këtij ushqimi në shëndetin e tyre mendor.

'Konsumimi i pesë perimeve dhe dy frutave në ditë kishin nxitur përmirësim të përgjithshëm në shëndetin psikik. Ne kemi dashur ta vërtetojmë efektin e frutave dhe perimeve në jetën pa stres dhe vitalitetin në përgjithësi", pohojnë studiuesit.

(Kosova Sot Online)