Vetitë shëruese të kungullit

  • 10 September 2019 - 15:05
Vetitë shëruese të kungullit

Pasi që tani është sezoni i kungujve, do të ishte mirë ta përdorni në mënyrë maksimale në ushqimin tuaj, e jo vetëm të përdoret vetëm si dekorim për Natën e Shtrigave. Kungujt janë të pasur me vitamina, posedojnë pak kalori, e janë të pasur me fibra, vitaminat A, C, E, minerale dhe antioksidues.

Dhe, mendoni mirë para se t'i hidhni farat, sepse edhe ato janë burim i fibrave, proteinave, magnezit. Studimet e fundit kanë vërtetuar fuqinë e madhe të këtij ushqimi vjeshtor. Në studimin i cili ishte përfunduar në vitin 2011, te njerëzit që kishin konsumuar kungullin ishte vërejtur më pak dhimbje të kokës, dhimbje në nyja. Hulumtimet po ashtu kanë vërtetuar se meshkujt tullac që kishin marrë 400 mg të vajit nga farat e kungullit, vetëm pas 24 javë për 40 për qind më shumë kishin rritje të flokëve dhe forcim të rrënjës së flokut. Femrat të cilat po ashtu rregullisht konsumojnë farat e kungullit, janë shumë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Konsumimi i kungullit po ashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe është ushqim që mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)