3 shenja se trupit tuaj i mungon yndyra

  • 10 September 2019 - 15:30
3 shenja se trupit tuaj i mungon yndyra

Edhe pse shumica e shmangin dhjamin në përgjithësi, nuk e dinë se me këtë vetes i bëjnë dëm. Dhjami është i domosdoshëm për trupin për funksionim normal. Ju sjellim disa shenja që tregojnë se trupit tuaj po i mungojnë yndyrat.

NDJENJA E SHPESHTË E URISË

Kur ta hani shujtën e "fortë" pa yndyrë, mund ta ndieni urinë shumë shpejt pas kësaj. Ky është fakt se trupi ka nevojë për yndyrë. Organizmi shumë shpejt i absorbon karbohidratet, e për t'i tretur yndyrat i nevojitet më shumë kohë. Sidomos trupit i nevojiten yndyrat e pangopura, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

LËKURA E DËMTUAR DHE E THARË

Ushqimi i yndyrshëm shkakton gjendje të keqe të lëkurës, por mungesa e yndyrës po ashtu e shkakton këtë gjendje. Trupi nuk mund të prodhojë lipidet në mënyrë natyrale pa ndihmën e aminoacideve Omega 3. Pikërisht këto yndyra depërtojnë në shtresën e lëkurës duke ruajtur lagështinë dhe duke parandaluar irritimet e saj.

MUNGESA E PËRQENDRIMIT

Nëse vëreni se keni mungesë përqendrimi, arsyeja është mungesa e yndyrave në trup. Arrat janë ushqimi që përmirëson aftësinë mendore. Rreth 30 gramë arra në ditë mjaftojnë për furnizimin e trupit me yndyra të shëndetshme.  

(Kosova Sot Online)