Fshehtësitë që mposhtin djegiet në gjoks

  • 11 September 2019 - 08:11
Fshehtësitë që mposhtin djegiet në gjoks

Ky është një problem shumë i përhapur, përderisa djegiet në gjoks, si pasojë e ushqimit, e kanë prekur secilin prej nesh

1. Në një lugë vendoseni pak oriz dhe e përpini ashtu të papërpunuar. Lehtësimin do ta ndjeni pas 15 minutash.

2. Përtypni çamçakëz pa sheqer. Përtypja do të krijojë sasi më të madhe të pështymës, e cila thartirën e kthen përsëri në lukth.

3. Zini çaj xhenxhefili. Ky çaj do ta forcojë ezofagun, i cili do të parandalojë ngritjen e thartirës.

4. Flini në krah të majtë, sepse acidet atëherë kalojnë më shpejt nëpër zorrë, duke ju liruar nga kthimi i thartirës.

5. Dy gota mbushni me ujë të ftohtë. Njëra plot me ujë, tjetra deri në gjysmë dhe aty shtoni gjysmë luge sodë bikarboni. Gotën e dytë e pini për ta neutralizuar shijen e sodës.

(Kosova Sot Online)