Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbëve

  • 11 September 2019 - 09:38
Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbëve

Dhimbjet e dhëmbëve mund të jenë shumë të mëdha. Ata që kanë frikë të shkojnë te dentisti durojnë dhimbjen ose vrapojnë te tabletat. Derisa e keni frikë dentistin, atëherë mënyra më e mirë është ta provoni ilaçin më të mirë natyral kundër dhimbjeve të dhëmbit, me të cilin në Indi rregullisht shërbehen - erëzat nga karafili.

Te ne karafili njihet si erëz, shtesë në pije, apo ëmbëlsira, por në Indi përdoret për gatimin e gjellëve, të cilat treten vështirë, por përdoret edhe kundër dhimbjes së dhëmbëve. SI NDIKON? Porsa ta ndjeni dhimbjen e dhëmbëve apo të mishit të dhëmbëve, vendosni një pjesë të karafilit të tharë në vendin e dhimbjes dhe kafshojeni fort.

E mbani ashtu prej 15 minuta deri në gjysmë ore. Dhimbja do të pakësohet gradualisht, e më pas gjithçka zhduket. Kur dhimbjet e dhëmbit janë të forta, përdorni vajin e karafilit, i cili ndikon sikurse anestetik. Pasi ta keni vendosur karafilin në vendin me dhimbje (në mishin e dhëmbëve, mbi ose prapa dhëmbit, vendosni pak vaj karafili), dhimbja do ta zbutë dhimbjen për një afat rekord, sikurse kur te dentisti të merrni anestezion.

(Kosova Sot Online)