6 llojet e ushqimeve që mund t'ju sëmurin

  • 12 September 2019 - 08:18
6 llojet e ushqimeve që mund t'ju sëmurin

Helmimi me ushqim është një përvojë e tmerrshme. Megjithëse disa ushqime janë të shëndetshme,duhet pasur kujdes se pikërisht ato mund të jenë shkaktare të helmimit

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR Po, janë ushqimi i preferuar, lakra jeshile, spinaqi. Por, këto perime kanë shkaktuar shumë helmime. Sipas disa studimeve 8.836 raste janë raportuar me helmime midis vitit 1998 dhe 2008. Perimet e gjelbra mund të jenë të kontaminuara nga plehrat, rrjedhjet e ujërave të zeza apo duarve të papastruara para pastrimit të ushqimit.

MISHI Mishi ka shkaktuar së paku 33.000 raste me sëmundje si pasojë e konsumimit të tij, nga viti 1998 deri 2010. Mishi i pulës ishte helmuesi kryesor, me rreth 455 raste të shkaktimit të 7.000 sëmundje të ndryshme. Në gusht të vitit 2013, 50.000 kilogramë me mish gjedhi ishte deklaruar si i kontaminuar.

VEZËT Ushqimi i preferuar i kafjallit është ndërlidhur me së paku 138 helmime, që nga viti 1998, shumica prej tyre ndërlidhen me bakterin "Salmonella". Bakteri mund të depërtojë brenda, prandaj gatimi i duhur është kyç, duke mbytur bakterin. Do të ishte mirë që vezët paraprakisht t'i mbani në frigorifer. MISHI Mishi ka shkaktuar së paku 33.000 raste me sëmundje si pasojë e konsumimit të tij, nga viti 1998 deri 2010. Mishi i pulës ishte helmuesi kryesor, me rreth 455 raste të shkaktimit të 7.000 sëmundje të ndryshme. Në gusht të vitit 2013, 50.000 kilogramë me mish gjedhi ishte deklaruar si i kontaminuar.

PATATET Gatimi jo i duhur mund të shkaktojë shumë sëmundje. Por, kujdes më të shumtë duhet t'i kushtoni patates në formë të sallatës, sidomos të përgatitur nëpër restorante të ndryshme. Toka e kontaminuar mund të jetë burimi i shumë helmimeve përmes patates.

DOMATET Megjithëse domatet janë shpallur si "jo fajtore" në helmimet e vitit 2008, që kishin prekur me mijëra njerëz, duhet pasur kujdes se mund të prekeni nga sëmundja e ushqimit. Domatet mund të jenë prodhim nga toka e kontaminuar, por kur t'i keni në shtëpi, duhet t'i pastroni mirë dhe të siguroheni se bakteret nuk kanë depërtuar brenda.

PJEPRI Nuk ka gjë më të rrezikshme se helmimi me një pjepër. Në vitin 2012, 261 njerëz ishin helmuar në Indi si pasojë e helmimit, përderisa tre prej tyre kishin vdekur. Një vit më pas, 147 njerëz ishin sëmurë dhe 33 kishin vdekur, pasi që kishin konsumuar pjepër të kontaminuar me bakterin "Listeria".

(Kosova Sot Online)