Helmimi nga këto ushqime ka pasoja të mëdha për shëndetin

  • 12 September 2019 - 12:36
Helmimi nga këto ushqime ka pasoja të mëdha për shëndetin

Ekzistojnë disa ushqime, të cilat konsiderohen si të shëndetshme, mirëpo nëse janë të skaduara apo nuk konsumohen siç duhet mund të bëhen shumë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Më poshtë janë këto ushqime të rendituara nga ekspertët:

Mishi, pula dhe frutat e detit– Këto tri produkte kanë një numër të lartë të proteinave dhe fibrave. Mirëpo kur këto produkte piqen në temperature të larta, atëherë proteinat e pranishme tek mishi ndryshojnë dhe bëhen shumë të rrezikshme. Për t’u shmangur ky rrezik ato duhet të gatuhen ngadalë dhe në temperatura të ulëta.

Mjalti– Mjalti padyshim është një nga produktet më të shëndetshme që ekziston, mirëpo ai gjithashtu mund të përmbajë shumë toksina. Ngrënia e mjaltit të papastruar nga këto toksina mund të shkaktojë shumë simptoma siç është: vjellje, marramendje dhe dhimbje koke.

Patatet– Lënia e patateve në kushte të kqija ambienti si dhe në lagështi, rezulton me prishje të tyre. Krahas aromës së pakëndshme që ato marrin, ato mund të bëhen helmuese.

Qumështi– Simptomat që mund të keni nga helmimi nga qumështi janë të tmerrshme. Gjithashtu, ekspertët nuk rekomandojnë konsumim të tepruar të qumështit për shkak se mund të keni probleme me tretjen, arteriosklerozën dhe sëmundje të zemrës.

Guskat– Janë të pasura me fibra, proteia dhe vitamina, mirëpo helmimi me to është shumë i rrezikshëm. Nëse nuk i gatuani mirë apo i lini të qëndroj.

(Kosova Sot Online (