Adoloshenti që po përballet me një sëmundje misterioze i ka mushkërit si të moshës 70 vjeçare

  • 12 September 2019 - 13:59
Adoloshenti që po përballet me një sëmundje misterioze i ka mushkërit si të moshës 70 vjeçare

Atleti 18 vjeçar pasi kishte përdorur cigare elektronike për një vit e gjysëm, tani sipas mjekëve ai ka mushkëri të ngjashme me ato të një 70 vjeçari.

Kjo sëmundje misterioze sipas mjekëve është e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.

Qendrat e SHBA për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve po hetojnë 450 raste të sëmundjeve të mushkërive lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.

Zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar gjithashtu gjashtë vdekje, në Kaliforni, Illinois, Indiana, Minesota, Oregon dhe Kansa, ndërsa një burrë tjetër në Juta u vendos në gjendje kome.

(Kosova Sot Online)