Hiqni qafe yndyrat përmes dy përbërësve!

  • 12 September 2019 - 15:03
Hiqni qafe yndyrat përmes dy përbërësve!

Përgatiteni këtë pije të thjeshtë për ta pastruar organizmin tuaj nga yndyrat. Kjo pije është e mirëseardhur sidomos pasi të keni konsumuar një shujtë të majme dhe gjatë kohës sa jeni në dietë. Krejt çfarë ju nevojitet janë vetëm dy përbërës, të cilët me siguri se i posedoni në frigoriferin tuaj.

RECETA DHE PËRBËRËSIT:

400 gr selino 1 kg limon

MËNYRA E PËRGATITJES:

I qëroni rreth 400 gramë të rrënjëve të selinos. Më pas i shtoni në 2 litra ujë dhe aty shtoni pak lëvore të qëruar të limonit. I zini për rreth njëzet minuta, e më pas përzierjen e lini të ftohet duke qëndruar pesë deri në gjashtë orë. Pastaj qëroni një kilogram limon dhe e shtoni në ujin me selino. Lëngun e kulloni dhe e vendosni në një shishe prej xhamit.

KONSUMIMI:

Këtë pije e konsumoni para shujtës. Tri herë në ditë. Pijen e ruani në frigorifer.  


(Kosova Sot Online)