Nuk donte të mbeste shtatzënë, nëna e tre fëmijëve, ja çka bëri...

  • 13 September 2019 - 13:49
Nuk donte të mbeste shtatzënë, nëna e tre fëmijëve, ja çka bëri...

Një grua ka futur brenda vetes së vet një sustë metalike duke menduar se mund ta ndihmonte që të mos mbeste shtatzënë.

Kështu, gruaja nga Zhongshan, Kina Jugore mendoi se susta mund të shërbente si pajisje intrauterine dhe e mbajti brenda trupit të saj për 6 muaj.

Gjithsesi, ashtu siç pritej, susta nuk funksionoi dhe u zbulua vetëm kur gruaja, nëna e tre fëmijëve, shkoi në spital shtatzënë dhe kërkonte të abortonte. Sipas gjinekologes, Fu Junhong, 31-vjeçarja u paraqit në spital kur ishte 5 muaj shtatzënë dhe kërkoi që ta ndërpriste.

Në momentin që mjekët po kontrollonin se si ishte fëmija ata bënë zbulimin tronditës. Një sustë metalike, që shtrihej rreth 5 cm, ndodhej në trupin e saj.

Më pas zonja iu nënshtrua një operacioni emergjent dhe kirurgët e hoqën sustën duke e prerë në copa sepse ndryshe ishte e pamundur.

Për fat të mirë, 31-vjeçarja nuk pësoi asnjë dëm apo infeksion nga susta dhe u lirua nga spitali. Nuk dihet nëse si përfundim vendosi që ta mbante fëmijën apo ta abortonte.

 

Image
Image



(Kosova Sot Online)