Gjësendet ushqimore për një peshë ideale

  • 13 September 2019 - 15:25
Gjësendet ushqimore për një peshë ideale

Perimet me fletë, drithërat integrale, jogurti, pemët e malit dhe ato me gëzhojë janë miqtë më të mirë të shëndetit tuaj. - Perimet e gjelbra me fletë - spinaqi, sallata e gjelbër, lakra, brokoli, preshi, të gjitha këto përmbajnë klorofil, i cili eliminon substancat helmuese nga organizmi.

Këto perime përmirësojnë shikimin dhe e forcojnë metabolizmin. - Drithërat integrale - përmbajnë dy herë më shumë fibra sesa drithërat e përpunuara. Për këtë shkak më mirë është që të konsumoni drithëra integrale dhe oriz integral. - Jogurti - është një burim i mirë i vitaminave, proteinave dhe kalciumit, e përmban edhe baktere të dobishme, të cilat e nxisin tretjen.

Mjafton që të konsumoni 3-4 jogurtë të vegjël në javë. - Pemët e malit - boronicat, mjedrat, manaferrat, manat, janë aleat i mirë i peshës ideale trupore. Përmbajnë edhe antioksidues, prandaj e ngadalësojnë procesin e plakjes. - Pemët me gëzhojë - janë zëvendësim i mirë i ushqimeve grimcuese, të cilat janë plot sheqer, kripë dhe aditivë. Bajamet, arrat, lajthitë, fëstëkët, kikirikët, janë burim i yndyrave të pangopura, vitaminave B dhe E dhe janë të dobishme kundër sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)