Produktet më të mira që duhet t’i përdorni kundër rrudhjes së lëkurës

  • 13 September 2019 - 16:59
Produktet më të mira që duhet t’i përdorni kundër rrudhjes së lëkurës

Kur është çështja te kujdesi kundër rrudhave dhe plakjes së lëkurës, nuk e nevojshme të kërkoni produkte për “ndalimin e kohës”.

E gjithë çka duhet të bëni është të i gjeni produktet më të mira dhe çelsin për kujdesin e lëkurës. Andaj ne jemi këtu për t’iu ndihmuar që mos të keni problem dhe mos të shpenzoni para në produkte të shumta të cilat shpesh herë nuk kanë efekt.

Krem kundër diellit 

Është një prej produkteve të para për parandalimin e plakjes dhe kundër rrudhave. Rekomandohet nga mjek dhe dermatolog që kremi kundër diellit të përdoret çdo ditë dhe në çdo stinë. Ju bënë me lëkurë më të butë dhe më rinore. Ju mbron nga rrezet të cilat rrudhin lëkurën si dhe nga djegia.

Vaj ‘Retinol’

Është i domosdoshëm që çdo kush duhet ta ketë në çantën e produkteve të tyre. Përbëhet nga Vitamina A, e cila i trajton poret, aknet, humbjen e qëndrueshmërisë dhe po thuajse çdo problem tjetër me fytyrë.

Antioksidantë

Antioksidantët kanë një aftësi unike në parandalimin e elementeve të cilat ndikojnë në ‘shkatërrimin’ e lëkurës tonë. Me përdorimin e këtij produkti nënkupton më pak rrudha dhe më shumë lëkurë të butë dhe re. 

(Kosova Sot Online )