Goja tregon për gjendjen e organeve të njeriut

  • 14 September 2019 - 07:50
Goja tregon për gjendjen e organeve të njeriut

ERA E KEQE: MËLÇIA E SËMURË Nëse keni tentuar që me pastrimin e dhëmbëve dhe të gjuhës e po ashtu edhe me përdorimin e freskuesve, por nuk ia keni dalë, atëherë era e keqe mund të jetë një simptomë shumë serioze dhe indikator i një sëmundje dikur tjetër në trup. Këtu përfshihen çrregullime në stomak, tretje jo e mirë dhe sëmundje të mëlçisë.

DHËMBËT E VERDHË: ILAÇET Një numër i madh i llojeve të ndryshme të ilaçeve ndërlidhen me zverdhjen e dhëmbëve. Këtu përfshihen antibiotikët si "tetracycline", që shpesh përdoren për akne, e po ashtu edhe disa ilaçe që përdoret për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Mënyra më e mirë ta trajtoni zverdhjen e dhëmbëve tuaj është të kërkoni ndihmë profesionale për zbardhjen e tyre.

(Kosova Sot Online)

GOJA E THARË: DIABETI Megjithëse goja e thatë shpeshherë mund të jetë rezultat i dehidrimit apo faktorëve të tjerë si alkooli dhe duhani, por mungesa e pështymës është shenjë e hershme e diabetit. Kjo gjendje shkakton enët e gjakut në gjëndrat e pështymës të trashen dhe ngadalëson prodhimin natyror e pështymës.

ULCERAT DHE DËMTIMET E SHPESHTA: KANCERI ORAL Kur një ulcerë nuk largohet brenda një apo dy jave, atëherë është paralajmërim për ta vizituar mjekun ose dentistin. Megjithëse është krejt e zakonshme të vuajmë nga ulcerat në gojë, sidomos kur kemi rënie të sistemit imun, por nëse ky problem paraqitet dhe paraqitet, atëherë duhet kontrolluar. Më shumë se 30.000 njerëz, çdo vit diagnostikohen me kancer oral, shumica mbi moshën 60-vjeçare.

GJAKRRJEDHJA E MISHIT TË DHËMBËVE Është llogaritur se më shumë se gjysma prej nesh vuajmë nga kjo sëmundje. Mishrat që rrjedhin gjak pas pastrimit të dhëmbëve, mund të jetë shenjë e infeksionit të mishit të dhëmbëve. Nëse e lini pas dore, atëherë mund të zhvillohet një gjendje e quajtur paradentoza, infeksion ky që më pas prek dhëmbët dhe mishin apo themelin që i mban dhëmbët.

DHËMBËT E SHESHTË: STRESI Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës shpeshherë mund të jetë shenjë e stresit psikologjik apo emocional, që manifestohet vetvetiu, kur ne jemi në gjumë. Shumica e njerëzve befasohen kur kuptojnë se kërcasin dhëmbët gjatë natës, por dentisti këtë do ta kuptojë nga forma e rrafshët e dhëmbëve tuaj.