Mandarinat parandalojnë mbipeshën, mbrojnë nga diabeti dhe arteroskleroza

  • 14 September 2019 - 14:16
Mandarinat parandalojnë mbipeshën, mbrojnë nga diabeti dhe arteroskleroza

Mandarinat për shumë njerëz janë pema e preferuar, shkaku i shijes së ëmbël dhe të lëngshëm, e vetëm një pemë me peshë mesatare prej 110 gramë përmban rreth 32 miligramë vitamina C, që është gjysma e sasisë së nevojshme ditore.

Mandarinat, pra janë përplot me vitamina C, që është mbrojtës i shëndetin në vjeshtë dhe dimër, kur ballafaqohemi me ftohje dhe grip, e është shumë interesante edhe informata që mandarinat përmbajnë më shumë vitamina C sesa portokajtë.

PASURITË E MANDARINËS

Mandarina është anëtare e familjes së agrumeve, prandaj përmban një numër të madhe të materieve kimike, që ndihmojnë në mbrojtjen prej këtyre sëmundjeve.

ÇFARË I OFRON SHËNDETIN MË SHUMË MANDARINA?

Një mandarinë që peshon rreth 110 gramë përmban rreth 32 miligramë vitamina C, që është gjysma e sasisë së sugjeruar për nevojat ditore. Vitamina C luan rol të rëndësishëm në sintezën e kolagjenit dhe elastinës në trupin tonë.

Kolagjeni dhe elastina janë proteina që janë pjesë përbërëse e lëkurës tonë, muskujve dhe indeve tjera lidhëse. Të pasura me vitamina A dhe acid folik, kalium, kalcium, magnezi, bakër dhe hekur. Mbrojnë nga mbipesha, diabeti dhe arteroskleroza.

(Kosova Sot Online)